E rëndë në Greqi/ 45-vjeçari masakron me sëpatë katër punonjësit e tatim-taksave, dy prej tyre në gjendje kritike

E rëndë në Greqi/ 45-vjeçari masakron me sëpatë katër punonjësit e tatim-taksave, dy prej tyre në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në zyrat e tatim- taksave në qytetin e Kozanit, ku një 45 vjeçar ka qëlluar me sëpatë katër nënpunës të këtyre zyrave, tre gra dhe një burrë duke plagosur dy prej tyre në gjendje serioze.



Sipas dëshmitareve okulare rreth orës 13.15 personi në fjalë ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti- covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.

Me pas është ngjitur në katin e dytë, ka nxjerre sëpatën e vogël nga çanta, ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nënpunësit.

Sulmin e tij e kanë ndërprerë drejtori i tatimeve dhe një nënpunës tjetër të cilët edhe kanë mundur t’i marrin sopatën, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Të plagosurit janë transportuar urgjent në spitalin e qytetit. Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën, ndërsa edhe një prej grave që është goditur në hundë dhe sy ka hyrë urgjent në kirurgji.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por nga burime policore bëhet me dije se nuk është hera e parë që 45 vjeçari ka treguar shenja dhune në jetën e përditshme, madje thuhet se ka edhe probleme psikologjike.