Sot në orën 07.53 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” janë sjellë katër persona që janë lënduar në Makstil. Më vonë u vërtetua se personat janë N.N (1973), E.V (1992), B.M (1984) dhe S.S (1971) janë të gjithë nga Shkupi.
Sipas informatave të para dihet se plagë të rënda trupore ka marrë S.S dhe sipas vlerësimeve të mjekëve po lufton për jetën prandaj është transferuar menjëherë në Klinikën e Terapisë Intensive, ndërsa të tjerët kanë lëndime trupore më të lehta.
Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimeve. Të gjithë kanë lëndime nga djegia shkruan shenja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.50 kur në një gropë është derdhur metal i shkrirë prej 100 tonësh. Rënia e metalit të shkrirë shkaktoi një zjarr dhe plagosi katër punëtorë aty pranë. Aktualisht zjarri nuk është shuar ende. Inspektorët nga OKD, EUMNA dhe Inspektori i Punës ndodhen në vendngjarje.