E rrallë, foshnja që lindi me shenjën e “Batmanit” në fytyrë i nënshtrohet operimit
Foshnja amerikane që kishte lindur me shenjë të ‘Batmanit’ në fytyrën e saj iu ka nënshtruar me sukses operimit të parë pas fluturimit në Rusi.
Carol Fenner, nëna e Lunas kishte biseduar me doktorët në SHBA, mirëpo nuk kishte arritur sukses, kështu që Carol ra në kontakt me kirurgun rus i cili i ofroi tretman i cili nuk nuk është i disponueshëm në SHBA.
Operimi i parë i cili është me më pak ndërhyjre dhe më i lirë ka shkuar me sukses.
Carol ishte paralajmëruar në SHBA se gjendja e vogëlushes së saj mund të prodhoj kancerin e lëkurës, si dhe do të duhej ti nënshtrohej 100 operimeve për 5 pesë me rreze laser.
Mirëpo ishte Dr.Pavel Popov, mjek në Rusi që kishte parë rastin në gazetë dhe i kishte ofruar Lunas 18 operime për të trajtuar gjendjen e saj.
“Deri më tani është trajtuar lëkura në pjesën e sipërme të ballit dhe
Secili operim ka një kosto prej 25,000 dollarë amerikan dhe familja është duke kërkuar fonde në internet.
Nëna e Lunas, Carol thotë që ky është një tretman shumë më i lirë se sa ata që i ishin ofruar atyre në SHBA, si dhe asaj i ishin dhënë këshilla të ndryshme nga doktorët dhe nuk kishte njohuri se cfarë të vepronte.
Metoda e dr.Popov nuk përfshin operim në shkallë të gjerë dhe as sasi gjaku.
Dr. Popov ka thënë se ai ka shëruar një rast të ngjashëm të një vogëlushje në Rusi.