E rrallë: Tifozi merr leje nga burgu për ta parë Partizanin kampion

E rrallë: Tifozi merr leje nga burgu për ta parë Partizanin kampion
12:51 | 14 Maj 2019

Dashuria për futbollin dhe, mbi të gjitha, për ekipin e zemrës nuk njeh pengesa.

Madje, as kur bëhet fjala për burgun. Ndoshta gjithkush mund të habitet kur ta lexojë, por një histori e rrallë që vjen nga Saranda do të bindë edhe më skeptikët.

Sipas “Panorama Sport”, dëshmia më e mirë është ajo e Vladimir Sinanit. Pak kush mund ta njohë personin në fjalë, të paktën jashtë rrethit të tifozëve të Partizanit, e megjithatë gjesti i tij ka marrë dhenë dhe në media, përcjell lajmi.net.

Që në qytetin bregdetar tifozët e kuq janë të shumtë dhe ata nuk humbasin ndeshjet më të rëndësishme, kjo dihet, por askush nuk do ta besonte që ka edhe nga ata ultras që kërkojnë enkas leje nga burgu për të parë derbin.

Dhe ky i së dielës nuk ishte një derbi çfarëdo. Fitorja 2-1 kundër Tiranës u dha titullin kampion “demave të kuq” pas 26 vitesh pritje.

Pritja ishte realisht e gjatë nga hera e fundit që kanë mundur që të marrin trofeun më të rëndësishëm në vend.

Ndaj, këtë ditë të madhe për popullin e kuq, Vladimiri nuk mund ta humbiste assesi. Ai kishte kërkuar leje për të fituar për disa orë lirinë dhe për të parë ekipin e zemrës. /Lajmi.net/ 

TAGS