E thotë legjenda: “Neymar nuk do të transferohet te kjo skuadër”

E thotë legjenda: “Neymar nuk do të transferohet te kjo skuadër”
16:34 | 9 Maj 2019

Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint Germian këtë verë për t’iu bashkuar Real Madridit.

Kështu ka deklaruar bashkëvendësi i tij, Ronaldo, i cili e sheh Neymarin duke vazhduar qëndrimin në Francë, për të dëshmuar veten dhe për t’iu përgjigjur gjitha kritikave.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro është transferuar në Francë te PSG nga Barcelona, dhe vazhdon të mbetet si lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, secili afat kalimtar që vjen, sjellë spekulime për të ardhmen e tij.

“Nuk e di për Neymarin”, është përgjigjur Ronaldo, teksa ka nisur të flas për të ardhmen e bashkëvendësit të tij, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ka pasur interesim që shumë vite. Ka shumë zëra, por unë nuk mendoj se ka diçka konkrete me Real Madridin”.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që çdokush do të dëshironte ta kishte. Por, nga ajo që shoh unë, ai nuk është në tregun e transferimeve”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS