E tmerrshme: Ndërhyn ashpër, ia thyen këmbën kundërshtarit

E tmerrshme: Ndërhyn ashpër, ia thyen këmbën kundërshtarit
22:29 | 17 Qershor 2019

Hannes Wolf, vetëm 20 vjeç dhe me të ardhme premtuese do të duhet të mbyllë këtu “Euro 2019” për moshën nën 21-vjeç, pasi theu këmbën në ndeshjen Serbi-Austri.

Ai do të jetë disa muaj jashtë fushave, ndoshta deri në fillim të vitit 2020.

Mesfushori austriak ishte në një duel me mesfushorin serb, Vukasin Jovanovic, kur theu këmbën.

Mesfushori ia preku këmbën nga prapa çka bëri që Wolf të mos e kontrolloi më veten dhe theu këmbën. Me ndihmën e VAR, gjyqtari vendosi që ta ndëshkojë me të kuq Jovanovicin.

Austria e mposhti në fund 2-0 Serbinë në Kampionatin Evropian të 21-vjeçarëve.

[embedded content]
TAGS