E zë poshtë presa metalike, humb jetën minatori në Spaç

E zë poshtë presa metalike, humb jetën minatori në Spaç

Një minator në minierën e Spaçit në Mirditë ka humbur jetën këtë të premte si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Viktima mësohet se është 47 vjeçari me incialet A.P.

Minatori po punonte në ambientet e jashtë të minierës në momentin kur është zënë poshtë nga një presë metalike e cila i ka marrë jetën në vend. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve./Express