Edhe aktorja e “La Casa De Papel” e infektuar me koronavirus: Virusi është shumë i rrezikshëm dhe ngjitës

Edhe aktorja e “La Casa De Papel” e infektuar me koronavirus: Virusi është shumë i rrezikshëm dhe ngjitës

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm që janë prekur nga Covid-19 në botë.





Edhe aktorja e njohur, Itziar Ituno e “La Casa de Papel” ka rezultuar positive me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja e cila shkruan se rasti i saj është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm.

‘Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët’, shkruan Itziar.

TAGS