Edhe Dhurata Dora me këngë të re, ja me kë po bashkëpunon

Edhe Dhurata Dora me këngë të re, ja me kë po bashkëpunon

Edhe një këngë e re nga Dhurata Dora pritet t’i shtohet skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora ka bashkëpunuar me artistin, Soolking për projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka sjell disa video, pjesë të shkurtëra nga kënga në Instagram, gjersa shfaqet duke kënduar me Soolking.

“Kush është gati”, ka shkruar ajo krahas videos.

E fundit këngë që ka lansuar Dhurata është “Qikat e mia”, ku numëron mbi tetë milionë shikime në platformën, YouTube. /Lajmi.net/

TAGS