Ekspertët kanë bërë thirrje për ndalim të shitjes së barnave, që janë në treg me emrin Zantac, për shkak së dyshohet se përmbajnë substanca kancerogjene, raporton Dailymail.
Kjo tabletë mund të përmbajë NDMA-, e cila është një substancë kimikale, që pretendohet se është një ndër shkaktarët kryesor të kancerit. Industria farmaceutike, ka tërhequr këto barna nga disa shtete siç ështe Irlanda, India dhe Hong Kong-u dhe këtë pritet ta bëjë edhe në shtete të tjera.
Këto barna janë përdorur për trajtimin e djegies së lukthit dhe zakonisht janë përdorur nga gratë shtatëzëna.
Federata e Barnave ka thënë se janë duke vazhduar studimet, për të konfirmuar 100% prezencën e NDMA-së në këto barna, dhe më pas të bëhet thirrja e përgjithshme për ndalim të shitjes së tyre në të gjithë tregun botëror. /Express