Edhe më tej numër i lartë i të infektuarve të rinj, kompetentët apelojnë që të respektohen masat

Edhe më tej numër i lartë i të infektuarve të rinj, kompetentët apelojnë që të respektohen masat

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 173 raste të reja me Kovid-19 nga 1.653 testime, nga të cilët numri më i madh 75 janë nga Shkupi të cilët janë regjistruar dje në vend. Deri më është shënuar numri më i madh i të vdekurve ku numri shkon në 15. Janë regjistruar edhe 150 pacientë të shëruar dhe prej tyre pjesa më e madhe – 105 nga Shkupi. Kompetentët dhe punonjësit shëndetësorë vazhdimisht apelojnë që qytetarët t’u përmbahen masave për mbrojtje, ta mbulojnë gojën dhe hundën, të mbajnë distancë dhe shpesh t’i pastrojnë duart. Kjo, thonë është mbrojtje bazë nga përhapja e virusit.

Numri më i madh i pacientëve e kanë humbur jetën në spitalin “8 Shtatori” ku e kanë humbur jetën nëntë pacientë, nga të cilët dy të moshës 54 vjeçare, ndërsa të tjerët të moshave të ndryshme prej 60, 61, 78, 45, 74, 57 dhe 65 vjeçare. Në klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar jetën tre persona, të moshës 64, 73 dhe 80 vjeçare.

Dy persona nga Shkupi dhe Gostivari kanë ndërruar jetë në shtëpi në moshën 65 dhe 82 vjeçare. Në spitali në Strugë ka ndërruar jetë një paciente e moshës 67 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 6.625, numri i pacientëve të shëruar është 2.748, ndërsa kanë vdekur 321, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend arrin 3.556.

Duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni i Sëmundjeve Infektive në takimin e nesërm do të bisedojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe është e mundur kthimi i masave në drejtim të parandalimit të rreziqeve potenciale për shëndetin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.