Jasin Boubout
Protestat të cilat kanë shpërthyer anë e mbanë botës në përgjigje të vrasjes së Xhorxh Fllojdit në Mineapolis janë inkurajuese: Ato janë gjeste solidariteti dhe shprehje të fuqishme zemërimi ndaj brutalitetit të racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara.
Por, si person i cili punon për të rritur ndërgjegjësimin e brutalitetit policorë në Evropë, duke parë trendin e hashtagut “BlackLivesMatter” jashtë ShBA-ve gjithashtu ka qenë hidhët dhe ëmbël në të njëjtën kohë. Më bëri të mendoj: Pse njerëzit në Berlin, Londër dhe Aukland janë duke ju bashkangjitur radhëve të brohoritjeve “BlackLiveMatter”, por janë duke ndenjur të heshtur përballë brutalitetit policorë dhe racizmit në vendet e tyre?
Në Belgjikë, vdekja e Flojdit ka ngjallur më shumë shfaqje publike të zemërimit sesa çdo shembull i brutalitetit policorë në vendin tonë. Mediat sociale janë të stërmbushura me shprehje solidariteti, dhe çdo parti e madhe politike ka folur kundër këtij incidenti.
Shumë nga politikëbërësit e njëjtë të cilët për vite me radhë kërkuan për militarizimin e forcave tona policore dhe kriminalizimin e viktimave, tani mezi se presin mundësinë për të dënuar raste veçanërisht skandaloze të dhunës policore – pasi që ndodhi diku tjetër.
Evropa nuk është e huaj ndaj brutalitetit policorë. Vallë pse dështojmë të shfaqim zemërimin dhe gatishmërinë e njëjtë për protesta kur ballafaqohemi me incidente të njëjta të brutalitetit policorë në vend?
Nuk është nga mungesa e incidenteve tragjike. Vetëm disa javë më parë, Adili– një i ri 19 vjeçar me origjinë maroken u vra gjatë një ndjekje policore në Bruksel gjoja se ishte duke ikur nga një kontroll policor. Vdekja e tij ngjalli thirrje për drejtësi dhe rebelimetë jetëshkurtra në lagjen e tij, por nuk i mobilizoi njerëzit siç po e vërejmë sot.
Askush nuk organizoi protesta masive apo e lidhi vdekjen e tij me luftën më të madhe për të luftuar racizmin sistematik. Pothuajse asnjë politikan nuk u shpreh, dhe ata që u shprehën u ballafaquan me kundër reagime masive nga publiku dhe sindikatat e policisë. Në vend se të zhvillonte një debat rreth taktikave të policimit dhe profilizimit racor, mediat belge diskutuan çështjen e fajit të Adilit, duke e kriminalizuar atë në mënyrë efektive.
Në Francë, janë duke u mbajtur tubime masive pas vdekjes së Flojdit, ashtu si videot e arrestimeve ndërhyrëse e të dhunshme të njerëzve me ngjyrë nga policia franceze janë bërë normalja e re në burimet tona në Tuiterit. Aktivistët francezë për dekada kanë mbledhur vërejte për profilizimin etnik nga policia.
Nëse problemi është më i përhapur – dhe më i dukshëm – në ShBA, Evropa nuk është imun ndaj diskriminimit dhe dhunës në duart e policisë. E megjithatë, ne jemi akoma shumë larg nga gatishmëria për të folur rreth saj dhe rezultati është që ne kryesisht kemi mbetur injorant ndaj madhësisë së kësaj çështje.
Në krahasim me ShBA-në, Evropa ka ndërmarrë shumë më pak hapa praktikë për të luftuar dhunën policore. Ndërsa Senati amerikan prezantoi Aktin për përfundim të profilizimit racial në 2001 (megjithëse ende nuk është zbatuar), për shembull, vende si Franca, Holanda dhe Belgjika ende diskutojnë nëse ka profilizim racor dhe se a duhet të njihet zyrtarisht nga ligji. ShBA gjithashtu është shumë para kur bëhet fjalë për përdorimin e kamerave trupore dhe trajnimin kundër paragjykimeve.
Këto masa në vetvete dukshëm nuk janë të mjaftueshme, por fakti që ato ekzistojnë në ShBA dhe pothuajse nuk ekzistojnë në Evropë na tregon diçka se ku gjendemi në këtë çështje.
Vdekja e Flojdit gjithashtu theksoi rëndësinë e video pamjeve. Brutaliteti policorë ndodh çdo ditë – janë ato incidente që vijnë me prova keqbërëse që provokojnë reagime neverie dhe zemërimi nga publiku.
Kjo paraqet një problem në Evropë, ku xhirimi i policisë mbetet i diskutueshëm. Edhe pse nuk është rreptësishtë i ndaluar, legjislacioni në shumë vende është larg nga të qenit i qartë. Për shembull, në Francë, protestuesve u lejohet të xhirojnë policinë, por mund të përballen me veprime ligjore nëse anëtarët e disa forcave të caktuara të policisë njihen në video. Në Belgjikë, është e njohur që policët të konfiskojnë ose prishin telefonat për të ndaluar njerëzit nga xhirimi.
Mbulimi mediatik i brutalitetit policorë në Evropë gjithashtu është pjesë e problemit. Në raportimin e vdekjeve dhe arrestimeve, agjencitë e lajmeve kanë tendencë të marrin deklaratate policisë ashtu siç u thonë ata, pa hetuar të gjithë incidentin. Në këto deklarata, viktima zakonisht trajtohet si autor krimi dhe merr fajin për vdekjen ose plagët e tij/saj.
Një deklaratë e policisë në rastin e Miç Henrikezit, një burrë 42vjeçar nga Karaibet i vrarë nga policia në Hagë, për shembull, thuhet se ai ishte i dhunshëm, xurxull dhe i rezistoi arrestimit. Ashtu si në rastin e Flojdit, autopsia zyrtare ndryshonte nga ajo e pavarura, e cila zbuloi se Henrikez nuk vdiq nga “stresi akut”, por nga ngufatja për të cilën edhe oficeri policorë u dënua më vonë.
Konteksti historik gjithashtu luan rol. ShBA ka bërë më shumë për të konsideruar përvojën e saj të kolonializmit, skllavërisë dhe ligjeve të ndarjes sesa gjetkë. Lëvizja e saj për të drejtat civile nga vitet 1960 ende frymëzon grupet antiraciste në Evropë. Edhe pse ka ende shumë punë për tu bërë, çdo qytetari mesatar amerikan është i vetëdijshëm për historinë e vendit të tyre dhe sistemet e shtypjes dhe racizmit mbi të cilin është ndërtuar.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Evropën, ku të flasësh për racën dhe racizmin mbetet një tabu kryesore dhe ku vendet – përfshirë Belgjikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën – ende po përpiqen të pajtohen me trashëgiminë e skllavërisë dhe kolonializmit. Megjithëse debatet për racën dhe privilegjin të bardhëve kanë filluar të zhvillohen, ato janë akoma larg nga depërtimi i rrjedhës kryesore.
Ndoshta kjo është pjesë e arsyes që është më e lehtë të shprehet zemërimi ndaj incidenteve të racizmit jashtë vendit. Është shumë më e lehtë të dënosh një problem në një kontinent tjetër sesa të pranosh të meta në vend tënd.
Zemërimi për atë që po ndodh në ShBA nuk është i gabuar. Por do të jetë e kotë nëse nuk e shqyrtojmë gjithashtu se çfarë po ndodh në Evropë dhe t’i zbatojmë mësimet e marra nga përvoja e hidhur se si t’i policojmë rrugët tona.
Jasin Boubout është një student dhe aktivist i drejtësisë në Bruksel
Burimi: Politico.com, 03.06.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/05.06.2020