Edhe një grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë

Një grabitje tjetër e armatosur ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 20:00, në rrugën Bill Clinton, në Prishtinë derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur”, ka konfirmuar Ahmeti për Telegrafin.

Lexo po ashtu:

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.

Duhet theksuar se, ditë më parë ka ndodhur edhe një tjetër grabitje e armatosur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë.

Për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve, sëfundi zyrtarët policorë të rendit publik të disa drejtorive rajonale dhe stacioneve policore, janë pajisur me armë të gjata, të cilat do t’i bartin gjatë patrullimi./Telegrafi/

TAGS