Edhe një tërmet dridhi Maqedoninë, më i fuqishëm

Para pak çastesh, Shkupi është goditur sërish nga një tërmet. Dridhjet e këtij tërmeti ishin pothuajse të njëjta me atë që goditi Shkupin në orën 06:58 min.
Ishte ora 15:10 kur goditi tërmeti i fuqishëm, ndërsa u pasua nga tre dridhje më të dobëta, njëra në ora 15:11, tjetra në ora 15:14, ndërsa e fundit teksa shkruhej ky tekst, në ora 15:19.
Shkupi që në mëngjesin e sotëm u zgjua nga një tërmet i shkallës 4.4 sipas Rihterit, i pasuar gjithashtu nga disa tërmete me fuqi më dobëta.
Sipas Qendrës Seizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 5.1 shkallë, në thellësi prej 2 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 km në juglindje të Shkupit.
Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e qyteteve të tjera në Maqedoni. Tërmeti është ndjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Bullgari.
Ja pamja që ka regjistruar Qendra Seizmike e Shkupit.