Edhe një tjetër lojtar i Man Utd përfundon në Serie A

Edhe një tjetër lojtar i Man Utd përfundon në Serie A
15:01 | 29 Gusht 2019

Raportet në Itali pretendojnë se mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling është afër të bëjë një transferim shokues te Roma.

Lajmi u bë i ditur për herë të parë nga gazetari i Il Tempo, Alessandro Austini, i cili cicëroi në Twitter se mbrojtësi anglez ishte transferimi ‘X’ i Romës për ta përforcuar mbrojtjen.

Kjo u pasua më pas nga Sky Sport Italia duke pretenduar se ‘Giallorossi’ kishte rënë dakord për një huazim ku do paguanin 3 milion euro, transmeton lajmi.net.

Transmetuesi shton se ai tani është në proces të finalizimit të lëvizjes së tij, i cili nuk përfshin një mundësi për ta blerë, dhe së shpejti do të udhëtojë në Romë për testet mjekësore.

29-vjeçari u bashkua me Unitedin nga Fulham në vitin 2010 dhe ka vazhduar të bëjë mbi 300 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’, duke fituar dy tituj të Premierligës, dy kupa dhe një Ligë të Evropës.

Smalling do ishte lojtari i tretë i United që u bashkua me një klub të Serisë A këtë verë, pasi Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, të dy firmosën për Interin. /Lajmi.net/ 

TAGS