27 Shkurt 2019 / 15:26
46 mijë euro të tjera do të shkojnë në llogari të kompanisë nga Kumanova “De Lux – Auto”. Qyteti i Shkupit nga ta bleu një furgon për nëntë persona. Furgoni “Wolswagen Caravel Comfortline” bëhet pjesë e flotës vozitëse të Qytetit të Shkupit. Sipas dokumentacionit të tenderit të publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik, oferta e kompanisë nga Kumanova ka qenë e vetme. Në marrëveshjen e publikuar në specifikacionin teknik qëndron se furgoni duhet të ketë të paktën 150 kuaj fuqi, Euro 6 standard, marsh automatik, bord kompjuter. Nga Qyteti i Shkupit shpjegojnë se vendimi për të blerë një furgon të tillë është marrë në tetor të vitit të kaluar në një seancë të këshillit.
Nevoja për blerjen e një furgoni është e patjetërsueshme për transportimin e një numri të madh të personave të administratës dhe vizitorëve vendas dhe të huaj gjatë vizitave të punës. Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit realizoi një prokurim të hapur publik për këtë automjet, në të cilin u paraqit kompania Delux-Auto nga Kumanova – thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Sipas hulumtimit të Rrjetit Ballkanik BIRN, kompania De Luxe – Auto nga Kumanova, është paraqitur në listën e donatorëve të LSDM-së. Megjithatë, kompania mohoi se ka dhuruar para në arkën e partisë. Ata kanë dhanë vetëm zbritje për servisimin e makinave partiake. Sipas informacionit të dorëzuar në Byronë e Prokurimit Publik , De Luxe Auto përmes tenderëve institucioneve shtetërore u ka shitur automjete me vlerë mbi 450,000 euro. Përveç Qytetit të Shkupit, makina nga kompania nga Kumanova kanë blerë edhe Byroja e Mallrave Rezervë, Regjistri Qendror, Gjykata Themelore në Tetovë, Inspektoratin Shtetëror i Mjedisit, Byroja e Prokurimit Publik.
Bojan Stojanovski
Loading…