Edhe Real Madrid në garë për Neymar, ofron Bale dhe 80 milionë funte

Edhe Real Madrid në garë për Neymar, ofron Bale dhe 80 milionë funte
17:47 | 22 Korrik 2019

Gara për yllin brazilian të futbollit, Neymar JR, po vazhdon të nxehet dita ditës.

Neymar është i pakënaqur tek skuadra e tij aktuale dhe ka bërë të qartë dëshirën që të largohet nga  Parisi.

Braziliani preferon një rikthim në Spanjë, tek skuadra e Barcelonës, por skuadra e tij po pengon çështjen.

Duke parë situatën, në garë për lojtarin është futur edhe Juventus, por së fundmi edhe Real Madrid.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo, Real Madrid janë gati të ofrojnë 80 milionë funte plus Gareth Bale, për Neymar, transmeton lajmi.net.

Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, ka bërë të qartë se nuk llogarit në Bale dhe ka thënë se do të ishte mirë që lojtari të largohej sa më parë nga ‘Santiago Bernabeu’. /Lajmi.net/

TAGS