Edi Rama i bën një propozim Albin Kurtit

Edi Rama i bën një propozim Albin Kurtit

Pas marrjes së përgjigjes negative për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat. Gjatë konferencës, Rama është pyetur në lidhje me marrëdhëniet e tij me Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet e Kosovës më 6 tetor.

Rama është shprehur se do të takohen së shpejti me Kurtin, ndërsa theksoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë. Kryeministri theksoi se një nga propozimet që do i bëj kryeministri të ardhshëm të Kosovës është krijimi në të dy shtetet të Ministrive për Bashkëpunimin.

“Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, tha Rama.

Po ashtu, Rama duke iu referuar qeverisë së Ramush Haradinajt tha se; “Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe të mbushim boshllëqet që u krijuan nga Qeveria e kaluar”