Edi Rama i hidhëruar keq në Haradinajn reagon që e ftoi Haga pa ia përmendur emrin

Edi Rama i hidhëruar keq në Haradinajn reagon që e ftoi Haga pa ia përmendur emrin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka thënë asnjë fjalë dje për dorëheqjen e homologut të tij nga Kosova Ramush Haradinaj. Megjithatë, para pak çastesh, Rama shkruan për ftesat e Gjykatës Speciale në përgjithësi, pa e përmendur konkretisht Haradinajn.

Për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës reagoi presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i diasporës, Pandeli Majko, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ish-ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati. Por jo edhe i pari i qeverisë shqiptare.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri i Shqipërisë kohët e fundit kishte një ftohje me Ramush Haradinajn pas deklaratave të këtij të fundit se Rama e kishte detyruar në Samitin e Berlinit që të ndryshonte mendim për taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj në një intervistë për T7, gjatë samitit të Berlinit kishte thënë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi i kishin bërë presion në sy të ndërkombëtarëve për ta hequr taksën, e nuk i kishin dalë në krah. Madje ai tha se vetë Rama e Thaçi i kishin bërë më shumë presion sesa vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E Rama në anën tjetër, e kishte akuzuar publikisht kryeministrin e Kosovës së ka gënjyer me deklaratat e tij./Gazeta Express