Edona Llalloshi së shpejti sjell këngën e re, këto janë detajet

Edona Llalloshi së shpejti sjell këngën e re, këto janë detajet

Edhe një këngë e re po i shtohet skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja, Edona Llalloshi ka paralajmëruar projektin e ri që pritet të publikohet së shpejti, shkruan lajmi.net.

“Pa ty”, titullohet kënga e re e Edonës me tekst dhe muzikë të Arsim Bunjakut, me orkestrim të Florent Boshnjakut dhe për videon do të përkujdeset EMF Creative.

Edona po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore duke mos lënë anash edhe koncertet në vende të ndryshme.

E fundit këngë e lansuar nga ajo është “Nuk harrohet”, në bashkëpunim me vëllain, Milotin. /Lajmi.net/

TAGS