Efektet kurative të lëpjetës, ja sëmundjet që shëron

Efektet kurative të lëpjetës, ja sëmundjet që shëron
Tash esht Koha

Lëpjeta është një ndër barishtet që mbart vlera unike për organizmin e njeriut. Kjo bimë është e pasur me vitamina A, B9, vitaminë C e madje ka plot minerale si potasi, magnezi, sodiumi, hekuri dhe kalciumi.





Të gjithë ata persona që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën, mund të përdorin lëpjetën për të parë brenda pak kohësh efektet çudibërëse të saj në kurimin e kësaj sëmundjeje. Kjo barishte ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e tensionit të lartë, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit të lëpjetës për të ulur tensionin e gjakut, veçanërisht tek pacientët që vuajnë edhe nga diabeti i tipit2. Edhe flavonoidët që gjenden tek kjo barishte janë shumë të mira për të parandaluar disa lloje sëmundjesh kancerogjene pasi ndihmojnë në shkatërrimin e qelizave të këqija në organizëm dhe parandalojnë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. Lëpjetat janë gjithashtu shumë të mira për të forcuar sistemin imunitar. Dy elementët më të fortë të çdo kure kundër kësaj sëmundjeje, acidi oksalik dhe klorofili gjenden tek lëpjeta. Por kjo bimë është një kurë natyrale edhe për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Lëpjeta ndihmon në kurimin e infeksioneve në traktin urinar, hemoragjive, skorbutit, inflamacionit kronik të fytit etj e madje përmban antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë plakjen e parakohshme. Çaji i lëpjetës është një kurë natyrale për gurët në veshka dhe verdhëzën. Lëngu i gjetheve të gjelbra përdoret edhe për trajtimin e sëmundjeve të ulçerës.

Tash esht Koha
TAGS