Efektet pozitive të kivit që nuk i keni ditur më herët

Efektet pozitive të kivit që nuk i keni ditur më herët

Kivit janë fruta me një shije shumë të mirë por edhe me përfitime të mëdha shëndetësore.  Disa nga përfitimet shëndetësore të këtij fruit janë:

Ndihmon në shërimin e astmës– ky frut përmban sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantë, të cilët janë shumë të mirë në trajtimin e astmës dhe në përgjithësi në përmirësimin e funksionit të mushkërive.

Ndihmon tretjen- kivit përmbajnë shumë fibra, të cilët ndihmojnë tretjen e ushqimit. Këta fruta mund të përdoren dhe për trajtimin e konsitipacionit po kapsllëkut.

Përmirëson funksionin imunitar- vetëm një kivi siguron një sasi të mirë të vitaminës C, e cila dihet se ka një rol bazë në forcimin e sistemit imunitar.

Përmirëson shtypjen e gjakut- substancat bioaktive, që kivi përban I sigurojnë atij edhe vlera, të cilat kanë ndikim edhe në menaxhimin e tensionit të lartë të gjakut.

Përmirëson shikimin– konsumimi I rregullt I kivit, ndihmon në mbrojtjen e makulës, e cila është përgjegjëse për dobësimin apo humbjen e shikimit.

Redukton mpiksjen e gjakut- disa studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e dy deri në tri kivi në ditë, e ulë ndjeshëm rrezikun e mpiksjes apo koagulimit të gjakut. Gjithashtu aty është zbuluar se kivit reduktojnë sasinë e yndyrnave në gjak, dhe krahasohen me efektin e aspirinës. /Express/Healthline.

TAGS