EFL Cup: Chelsea dhe Liverpool vazhdojnë tutje

EFL Cup: Chelsea dhe Liverpool vazhdojnë tutje
22:34 | 25 Shtator 2019

Liverpool dhe Chelsea kanë vazhduar tutje në EFL Cup, pas fitoreve të shënuara të mërkurën mbrëma.

Skuadra e Jurgen Klopp ka mposhtur në udhëtim MK Dons, me rezultat 0-2.

James Milner dhe Ki-Jane Hoever shënuan për fitoren e Liverpoolit.

Në anën tjetër, Chelsea nuk ka treguar aspak mëshirë në shtëpi ndaj Grimbsy, duke i mposhtur 7:1.

Michy Batshuayi me dy gola, Ross Barkley, Pedro Rodriguez, Kurt Zouma, Reece James dhe Hudson-Odoi me nga një gol, ishin realizatorët në fitoren e Chelsea./Lajmi.net/

TAGS