Egjipti kalon në fazën tjetër, Salah shënon nga gjuajtja e lirë

Egjipti kalon në fazën tjetër, Salah shënon nga gjuajtja e lirë
22:51 | 30 Qershor 2019

Ashtu siç pritej, Egjipti e ka kaluar me mjaft lehtësi fazën e grupeve në Kupën e Afrikës.

Pas dy fitoreve ndaj Zimbabwe dhe D.R. Congo, Egjipti ka marrë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje ndaj Ugandës me rezultat 0-2.

Ndeshja u vendos qysh në gjysmë e parë, me Mohamed Salah (36’) që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, shkruan lajmi.net.

Rezultati përfundimtar u vulos nga Ahmed Elmohamady (45’).

Egjipti gjithashtu është mikpritës i këtij edicioni të Kupës së Afrikës dhe kalon me plotë meritë fazën e grupeve, ndërsa shumë shpejtë pritet ta mësojë edhe kundërshtarin në raundin e 16 më të mirave. /Lajmi.net/

TAGS