Egzon Thaqi i siguron medaljen e artë Kosovës në “Men’s Physique” në Slloveni

Egzon Thaqi i siguron medaljen e artë Kosovës në “Men’s Physique” në Slloveni
15:04 | 21 Tetor 2019

Egzon Thaqi

Bodybuilderi i njohur kosovar Egzon Thaqi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në garën e mbajtur në Koper të Sllovenisë.

Thaqi garoi në kategorinë ”Men’s Physique” në turneun ”maXXimum Open IFBB” duke mbrojtur stemën e Kosovës dhe zuri vendin e parë, raporton lajmi.net.

31-vjeçari kishte konkurrencë të madhe nga bodybuilderët që ishin nga vendet e rajonit (Italia, Bosnja, Slovenia, Gjermani, Austria etj) por kjo i dha edhe më shumë motiv për të përfunduar i pari.

Thaqi, me prejardhje nga fshati i Komoranit, ka folur ekskluzivisht për lajmi.net pas triumfit të madh në Slloveni.

”Unë dje e kom ba një garë në bodybuilding kategoria men’s physique që quhet maXXimum open IFBB e cila osht majt në Koper të Slovenisë”.

”Përfaqësova më shumë krenari Kosovën ku dhe rrëmbeva vendin e parë. Pjesëmarrës pati shumë nga i gjithë rajoni si p.sh. Italia, Sllovenia, Bosnja, Italia, Gjermani etj”.

”Jam shumë i lumtur që arrita këtë triumf dhe për më tepër që e arrita duke mbrojtur stemën e Kosovës. Shpresojmë dhe besojmë se do të kemi edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen”, deklaroi Thaqi për lajmi.net. /Lajmi.net/


TAGS