Ekipet bazë: City kërkon gjysmëfinalen e Kupës FA në ndeshjen ndaj Swanseas, starton Celina

Swansea City dhe Manchester City ndeshen në Liberty Stadium, në përballjen çerekfinale të Kupës FA.

Skuadra nga Mançester i është favorite për të vazhduar tutje garën kur kihet parasysh cilësia dhe potenciali i lojtarëve që i posedon.

Trajnerët Graham Potter dhe Pep Guardiola i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë ndeshje të kupës, ndërsa nga minuta e parë për skuadrën vendase luan shqiptari, Bersant Celina.

Formacioni startues i Swansea Cityt: Nordfeldt; Roberts, Van der Hoorn, Carter-Vickers, Grimes; Fulton, Celina, Byers; Dyer, James, Routledge.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Laporte, Delph, Gundogan, Silva (C), Bernardo, Sane, Mahrez, G Jesus.

Kujtojmë që Chelsea ishte kampioni në fuqi i FA Cup, mirëpo Blutë u eliminuan nga Manchester Unitedi në raundin e pestë të kësaj gare. /Telegrafi/

TAGS