Ekipi i njohur italian zbret në Serie C?

Ekipi i njohur italian zbret në Serie C?
17:23 | 10 Maj 2019

Prokurorët e FIGC-së kanë bërë thirrje që Palermo të zbres në Serie C.

Palermo ende ka një shans për t’u promovuar direkt në Serie A përpara ndeshjes finale të kësaj fundjave në Serie B.

Megjithatë, prokurori i FIGC-së Giuseppe Pecoraro dëshiron që ata të zhvendosen në nivelin e tretë të grarave italiane për shkeljen e disa rregullave ndërmjet viteve 2014 dhe 2017, sa ishte Maurizio Zamparini president, përcjell lajmi.net.

Pecoraro po kërkon gjithashtu një ndalim pesëvjeçar nga të gjitha aktivitetet e futbollit për Zamparinin, i cili së fundmi shiti Rosaneron në fondin e investimeve Arkus Network.

Palermo është një nga klubet më me emër në Itali, por vështirësitë financiare që ka pasur viteve të fundit, kanë prekur goxha shumë imazhin e klubit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS