Ekipi i njohur spanjoll përfundon në duart e sheikëve

Ekipi i njohur spanjoll përfundon në duart e sheikëve
11:13 | 4 Gusht 2019

Pas spekulimeve të vazhdueshme, Almeria është shitur te Turki Al-Sheikh pasi operacioni përfundoi për rreth 20 milionë euro.

37-vjeçari ka shumë përvojë në futboll, pasi ka punuar si Ministër i Sportit në Arabinë Saudite dhe është presidenti i Federatës Islamike të Solidaritetit në Sport, si dhe zotëron ekipin e Piramida FC në Egjipt.

Megjithatë, disa paqartësi rrethojnë klubin, ndërsa pritet të zbulohet se si do të duket struktura e re e klubit, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë kam kërkuar më të mirën për klubin”, tha ish-presidenti Alfonso Garcia Gabarron kur diskutoi mbi shitjen.

“Unë kam bërë gjithçka që mundem, dhe kjo ishte oferta që prisja”.

”Shumë njerëz janë interesuar vitet e fundit, por asnjë si Turki Al-Sheik”, tha ai. /Lajmi.net/ 

TAGS