Ekskluzive: Ali Ahmeti do të japë dorëheqje nëse Haga ngren padi ndaj tij, ja kush do e zëvendësojë!

Ekskluzive: Ali Ahmeti do të japë dorëheqje nëse Haga ngren padi ndaj tij, ja kush do e zëvendësojë!

Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit pritet të jenë periudha vendimtare për karrierën e mëtutjeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe për vetë BDI-në si parti politike.

Burime partiake në BDI, të afërta me Gazetën Lajm, thonë se Ahmeti e ka ndarë mendjen të veprojë njëjtë si miku i tij, Hashim Thaçi- nëse ngrihet padi nga Gjyat Speciale, atëherë do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

“Nëse ndodh kjo, nuk dihet si do të jetë fati i partisë në të ardhmen. Sipas gjitha gjasave, Ahmeti fillimisht do të zëvendësohet nga nënkryetari aktual Izet Mexhiti, ose nga Teuta Arifi. Gjasat më të mëdha janë në anën e Mexhitit. Ai me siguri do e zëvendësojë Ahmetin deri në kongresin e rregullt të partisë, kurse pastaj varet se kë do e zgjedhin delegatët në kongres”, thonë këto burime partiake, që duan të mbeten anonime.

Presim qëndrim zyrtar për këtë informacion nga zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ose nga vetë kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, sepse si medium i pavarur, zakonisht nuk e kemi lehtë të arrijmë deri te qëndrim zyrtar prej BDI-së.

Mirëpo burimet e mirinformuara që i kemi në këtë parti, thonë se numri i pretendentëve për zëvendësimin e Ahmetit është i madh dhe janë mbi 20 emra. Veç Mexhitit e Arifit, pretendime kanë edhe Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Bujar Osmani, Artan Grubi, Fatmir Besimi, Arbër Ademi, e kështu me radhë. Por vetë Ahmeti pritet ta caktojë pasardhësin e përkohshëm, nëse eventualisht përballet me aktpadi nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Sidoqoftë, kushdo që të vijë, do ta ketë vështirë ta mbajë nën kontroll partinë”, theksojnë burimet tona partiake.

Ali Ahmeti pritet të udhëtojë në Hagë në fund të muajit gusht. Ai njoftoi se në Gjykatën Speciale është ftuar si dëshmitar edhe pse ekspertë juridikë kanë deklaruar se në ftesat e Gjykatës, nuk precizohet nëse dikush thirret si dëshmitar apo si i pandehur./Lajm