8 Dhjetor 2018 / 11:35
Alsat mëson se propozim-ligji për amnisti do të shqyrtohet të hënë n në mbledhjen e nëngrupit për pajtim. Në propozim është paraparë që të akuzuarit të prononcohen veçmas nëse pranojnë amnistinë ose mbi parimin e presumimit të pafajësisë duan të vazhdojnë procedurën gjyqësore. Ligji nuk do t’i përfshi personat për të cilët ka dëshmi materiale për vepër penale dhunë. Gjithashtu në ligj nuk përfshihen as organizatorët dhe veprat me të cilat ngarkohen ata si rasti i ish drejtorit të DSK, Vlladimir Atanasovski. Pas shqyrtimit të draftit nga nëngrupi për pajtim, i njëjti kalon në mbledhjen e trupit ku duhet të merr mbështetjen e të gjithëve që më pas të niset për procedurë parlamentare.
Adrian Kerimi
Loading…