Eksod nga Manchester Unitedi, 10 lojtarë mund të largohen

Eksod nga Manchester Unitedi, 10 lojtarë mund të largohen

Manchester United është duke menduar që të bëjë revolucion në qershor, ku dhjetë lojtarë mund të largohen.  

Daily Mail shkruan se i pari në listë është trajneri Jose Mourinho, që ka me pozita të diskutueshme në ‘Old Trafford’.

Por edhe te lojtarët situata nuk është e qetë. Deri në dhjetë lojtarë pritet ta lënë skuadrën e “Djajve të Kuq”.

Një nga largimet më të rëndësishme mund të jetë ai i David De Geas. Portieri spanjoll është një nga njëmbëdhjetë lojtarët, që kanë kontratë edhe këtë sezon.

Ai ka mundësi për ta zgjatur qëndrimin në ‘Old Trafford’ edhe për një vit tjetër, por mbas 12 muajsh ekziston rreziku i largimit si lojtar i lirë.

Dy spanjollët e tjerë që mbesin pa kontrata në qershor të vitit 2019 janë edhe Juan Mata dhe Ander Herrera.

Megjithatë, shqetësimi më i madh për klubin anglez është Paul Pogba. Lojtari këmbëngul se klubi duhet t’i sigurojë një zgjidhje në janar.

Luke Shaw, Antonio Valencia dhe Anthony Martial, po ashtu janë në vitin e fundit të kontratës.

Në rastin e Martial, Manchester United  mund të bëjë si me De Gean, ku mund ta zgjatë kontratën automatikisht edhe një vit tjetër.

Eric Bailly e sheh veten jashtë kontrate në vitin 2020. Edhe Ashley Young dhe Phil Jones janë drejt largimit.

Matteo Darmian, Chris Smalling dhe Andreas Pereira, po ashtu mbesin pa kontrata në fund të sezonit. /Telegrafi/

TAGS