27 Tetor 2018 / 15:25
Pastrimi në VMRO-DPMNE nuk mund të krahasohet me atë që u bë në vitin 2004, kur Nikola Gruevski e largoi nga partia Lupço Georgievskin dhe mbështetësit e tij, kështu vlerësuan ekspertët në emisionin e mbrëmshëm “360 Gradë”. Sipas profesorit universitarë, Lupço Ristovski nuk mund të bëhet analogji pasi Mickovski nuk e largoi edhe paraardhësin e tij Nikolla Gruevski.
Bëhet fjalë për teledirigjim klasik nga kryesia e mëparshme dhe unë nuk mund të them që Sasho Mijallkov ka qenë kryesori në qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së, ndërsa nga bisedat e përgjuara ne pamë se kush në fakt ka qenë kryesori në gjithë atë operacion”- Lupço Ristovski, profesor universitarë.
Në linjë të njëjtë është edhe profesori dhe ish kryeministri Vllado Buçkovski i cili tha se në vitin 2004 ribrendimi i VMRO-DPMNE-së ka qenë i qartë, ndërsa tani nuk ndodhë e njëjta gjë.
Tani ishte e qartë se risi në veprimin e VMRO-DPMNE-së është një e panjohur e madhe, pra Hristijan Mickovski. Unë edhe sot e kësaj ditë them se ai nuk mund të luajë në film holivudian dhe se kjo që po e bën nuk është film Holivudi”- Vllado Buçkovski, profesor universitarë.
Buçkovski megjithatë vlerësoi se nuk duhet të nënvlerësohet as VMRO-ja e tanishme dhe se partia shumë shpejtë mund të bëhet favorite në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa ato do duhet të mbahen sa më shpejtë.
Po të isha unë në vend të Zaevit, të paktën ky është mendimi im, do duhet të ketë një palë zgjedhje bashkë. Pra, zgjedhje presidenciale bashkë me ato parlamentare. Ta shohim ekonomistin Zaev. Dy vite i kaluan nga mandati. Në dhjetor bëhen dy vjet nga mandati”- u shpreh Vllado Buçkovski, profesor universitarë.
Njëjtë mendon edhe profesori Ristovski, por para së gjithash për shkak të ndarjeve të mëdha në opinion pas marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë.
Zgjidhja e vetme logjike sipas meje është të pajtohen dhe sipas rregullave ligjore, të bëjnë qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve dhe më pas sipas afatit të shkurtër optimal prej 52 ditëve deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do përputheshin në mënyrë ideale me ato presidenciale”- theksoi Lupço Ristovski, profesor universitarë.
Epilogu i zgjedhjeve të mundshme, sipas bashkëbiseduesve do varet nga shumë faktorë. Për Buçkovskin kyçe do jetë çka do ofrojë pushteti, ndërsa për Ristovskin, si do e artikulojë opozita shumicën e pakënaqur nga Marrëveshja e Prespës.
Alsat