31 July 2018 / 15:43
Veç pushtetit dhe opozitës, dallime për referendumin ka edhe mes ekspertëve të çështjeve juridike dhe politike. Jove Kekenovski thotë ndasitë mes partitë janë si rezultati i marrëveshjes, sipas tij të dëmshme për qytetarë. Ai thotë se sikur të kishte konsensus mes partive do të arrihej marrëveshje më e mirë dhe kjo do të lehtësonte tani edhe procesin e referendumit. Kekenovski thotë se në situatën aktuale të qëndrimeve diametralisht të kundërta, dallimet në shoqëri do të thellohen edhe më shumë.
Mendoj se nëse do të kishte pak sens për tu nënshkruar një marrëveshje pak më të favorshme, qytetaret e Republikës së Maqedonisë nuk do të vinin në një situatë të këtillë, kështu vetëm se krijohet një ndasi shtesë, pasi që unë jam i sigurt se më shumë se 80 % e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë për aderim në EU dhe NATO, megjithatë jam i sigurt se pjesa më e madhe sidomos trupi votues maqedonas nuk pranojnë një marrëveshje të tillë për të cilën kemi kundërshtime të mëdha…kështu që mendoj se do të komplikohet edhe më shumë dhe si do të kalojë koha polarizimi do të rritet edhe më shumë pasi që njëra palë do të insistojë të dalë në referendum ndërsa ata që do të bojkotojnë ose do të jenë kundër do të etiketohen në mënyra të ndryshme – tha Jove Kekeovski, analist.
Edhe eksperti i çështjeve juridike, Jeton Shasivari thotë se referendumi do të thelloj ndasitë në kampin politik maqedon, por jo edhe brenda atij shqiptar për shkak të mbështetjes së pa-rezervë që i japin procesit euro integrues.
Unë mendoj që përcaktimi i shqiptarëve në Maqedoni është i kamotshëm për sa i përket strukturave euroatlantik pra integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO dhe mendoj se problemet më të theksuara janë brenda kampit politik maqedonas sidomos mes pozitës dhe opozitës maqedonase të cilat për fat të keq nuk arritën të gjejnë një gjuhë të përbashkët në mënyrë që edhe vendimi i qytetareve të jetë sa më unik dhe sa më i plotë në këtë referendum -u shpreh Jeton Shasivari, Profesor.
Shasivari thotë se referendumi do të kaloj edhe nëpër sfida për shkak të zbarstësirave juridike që sipas tij mund të kapërcehen nga KSHZ-ja.
Ky referendum do të ketë edhe disa sfida juridike për shkak se ligji për referendum i vitit 2005 në një masë të madhe ka zbrastësira juridike dhe nuk është i harmonizuar me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër nuk është i harmonizuar edhe me kodin zgjedhor dhe këto zbrastësira juridike do të duhet ti plotësoj KSHZ me vendimet e veta, kurse ky komision shtetëror zgjedhor ka një përbërje të pastër partiake dhe politike, prandaj të gjitha këto sfida do të kenë ndikimin e tyre në mbarëvajtjen dhe administrimin e suksesshëm të këtij referendumi – shtoi Jeton Shasivari,Profesor.
Ekspertet vlerësojnë se partitë duhet të respektojnë aspektet ligjore dhe të mos lënë hapësira për interpretime apo kontestimin e gjithë referendumit. Megjithëse karakteri konsultues i referendumit, por edhe aspekte tjera, sipas tyre lënë hapësirë që në rast të dështimit, zgjidhja të kërkohet në organe tjera, para se gjitha në institucionin ligjvënës.
Alsat-M