Eksperti i shëndetësisë: Stafi mjekësor në Kamëz pozitiv me COVID-19, punonjësve s’iu bëhet tamponi

Eksperti i shëndetësisë: Stafi mjekësor në Kamëz pozitiv me COVID-19, punonjësve s’iu bëhet tamponi

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, përmes një statusi në  ‘Facebook’  shkruan se një staf mjekësor në Kamëz ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por asnjë nga stafi nuk është kontaktuar për hetim epidemiologjik.



Statusi i ekspertit:

Qeveria eshte dorezuar perpara virusit covid-19. Ajo nuk arrin te mbroje as qytetaret, as punonjesit e shendetesise. Nje staf mjeksor i qendres shendetesore Kamez ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin ti uroj koleges sherim te shpejte. Por, asnje nga stafi nuk eshte kontaktuar per hetim epidemiologjik, aq me teper ti behet tamponi. Ne mungese te kryerjes se tamponit, kjo qender duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shendetesor i punonjesve te saj, qe mos te kthehe ne qender infektimi per popullaten si QSUT. Nderkohe, Rama eshte fshehur, dhe nuk foli asnje fjale as per humbjen e jeteve te dy mjekeve. TURP