25 Shtator 2018 / 11:44
Në industrinë e mugët të “lajmeve të rreme” në Maqedoni, duket se gjithçka shpaguhet.
Në prag të referendumit të 30 shtatorit, i cili mund të ndryshojë emrin e shtetit dhe t’i japë fund kontestit të gjatë me Greqinë, Maqedonia, e cila është akuzuar se ka ndihmuar ngufatjen e votuesve amerikanë me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat i ka fituar Donald Trump, është përfshirë vetë nga një fushatë e ndikimit në mediat sociale.
“Bojkotoni referendumin”, “Mos e shkatërroni Maqedoninë”, “Zaevi është tradhtar”. Këto janë vetëm disa mesazhe që, sipas analistëve, po qarkullojnë në profile të rreme në mediat sociale, në përpjekje për të kundërshtuar votën me “po” në referendum, e cila është inkurajuar nga kryeministri i Maqedonnisë, Zoran Zaev, duke thënë se ajo i hap rrugë anëtarësimit të shtetit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Fushata e bojkotit nuk koordinohet nga një parti politike dominuese, por nga aktorë të shumëfishtë, pa kontroll qendror, që i bëjnë të rëndësishme ueb-faqet e tilla të lajmeve të rreme”, thotë Florian Bieber, profesor i studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri./rel