Ekspozitë e ARM-së për Nënë Terezën

“Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë për Shën Terezën” është titulli i ekspozitës së fotografive nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës të cilën sot e hapi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, në nder të shenjtërimit të saj.
Jolevski theksoi se Ministria dhe Armata fuqishëm janë të përkushtuar në promovimin e paqes dhe se në mënyrë aktive janë të përfshirë në aktivitetet në kuadër të manifestimit të atdheut “Ditët e Nënë Terezës” në Shkup.
“Kur flasim për Nënë Terezën ne aty shohim tri fjalë: dashuri, humanitet dhe paqe. Armata e Republikës së Maqedonisë jep nderime të mëdha për këto tre fjalë. ARM-ja është garancë e paqes dhe stabilitetit të Maqedonisë. Kur bëhet fjalë për humanizëm ne çdo herë jemi aty ku nevojitet, fjala e tretë tregon se Armata e Republikës së Maqedonisë ka dashuri të madhe ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve të vet”, theksoi Jolevski.

Ai sqaroi se në kuadër të ekspozitës do të ndahen edhe kopje të autorizuar nga Diploma e Nobelit për paqe e dhënë për Nënë Terezën në vitin 1979 e cila si eksponante mbahet në Muzeun Ushtarak të Republikës së Maqedonisë në Shkup.
Në ekspozitë ku u prezantuan një numër i madh i dokumenteve dhe fotografive nga jeta dhe vepra e ShënTerezës, krahas mysafirëve të shumtë morën pjesë edhe nxënësit nga klasa e dytë nga shkolla “Gjorgjija Pulevski” nga lagjja Aerodrom të veshur si motra të nderit nga rradhët e bamirësisë së Nënë Terezës.