Alsat 2019-04-09T15:07:22+02:00
Ministria e Drejtësisë është duke shqyrtuar 15 dosjet e shtetasve të Turqisë, të dyshuar nga autoritetet në Ankara si anëtarë të organizatës FETO në pronësi të Fetulla Gylen. Ndaj të gjithë personave për të cilët Turqia kërkon ekstradim, janë shqiptuar dënime me nga 15 vite burg nën dyshimet për “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”. Ndonëse në dosje nuk shpjegohen lidhjet e tyre të drejtpërdrejta me Puçin në Turqi, të dhënat e klasifikuara nga shteti turk flasin për aktivitete ideologjike në Maqedoninë e Veriut dhe financimin e tyre në rrugë të dyshimtë, madje edhe përmes mijëra xhirollogarive bankare.
Janë mbajtur aktivitete në bazë të ideologjisë terroriste të FETO-s. Nga dhjetori 2013-të deri në korrik 2014 janë vërejtur transaksione me shuma të mëdha, kundërvlerë në lira turke. Funksionon strukturë e cila organizon takime me militantë të cilët kanë pranuar ideologjinë Gyleniste. Takimet janë bërë një herë në javë ku është mësuar dhe ligjëruar për “Mësimet e Fetulla Gylenit”. Në ligjërata kanë marr pjesë meshkuj dhe femra në takime të ndara, ndërsa grupet kanë pasur organizator dhe udhëheqës – këto janë vetëm disa detaje nga dosja “FETO”.
Ditë më parë, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se institucionet vendase do të veprojnë në përputhje me Konventat Ndërkombëtare për ekstradim dhe legjislaturën vendore. Procedura e ekstradimit mund të nisë vetëm me vullnetin e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, pavarësisht se gjykata, mbi bazën e dëshmive dhe akuzave të përfaqësuara nga Prokuroria Publike, merr vendim pro ekstradimit. Mediat turke raportojnë për një zinxhirë biznesesh dhe institucionesh arsimore dhe kulturore në Maqedoni të Veriut, që sipas tyre janë drejtpërdrejtë të lidhura me strukturat “FETO”. Në mesin e tyre janë Asociacioni i biznesit dhe industrisë në Maqedoni me 73 kompani anëtare, kolexhi “Yahya Kemal”, fondacionet “Safak”, “Toleranca” dhe “Horizontet”, ndërsa në mesin e tyre ka edhe agjenci turistike si “Rainbou” dhe “Bashak”. Çështja e Gylenistëve në Maqedoninë e Veriut u aktualizua pas vizitës së ministrit turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar i cili nga autoritetet vendase kërkoi ekstradimin e 15 të dyshuarve për lidhje me organizatën “FETO”.
Aksioni për kapjen e të gjithë të dyshuarve vazhdon edhe në Turqi, ku policia turke ka arrestuar mbi 100 persona me dyshimet se kanë lidhje të drejtpërdrejta me Fetulla Gylen. Puçi shtetëror në Turqi ndodhi më 15 korrik të vitit 2016 ku si pasojë e daljes së një pjesë të ushtrisë turke nga kazermat mbetën të vrarë 250 persona ndërsa mbi 2000 mbetën të lënduar. Për grusht shtetin institucionet turke kanë proceduar mbi 400 kallëzime ndërsa deri tani janë dënuar rreth 175 persona.
Adrian Kerimi
Loading…