Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit

Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit

Price Waterhouse Coopers është kompania e cila është përzgjedhur nga Elem Turs për të bërë analizën financiare duo diligence dhe studimin e fizibilitetit me model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Elem Turs, Xhemail Jusufi, njoftoi se është përzgjedhur kompania Price Waterhouse Coopers për të bërë analizën financiare dhe studimin e fizibilitetit.

“Pas nënshkrimit të kontratës kjo kompani ka për detyrë që të bëjë edhe analizën financiare duo diligence por edhe studimin e fizibilitetit. Për të parën nevojiten një muaj kohë kurse për të dytën tre muaj”, tha Jusufi.

Ashtu si ka lajmëruar edhe më parë, ndonëse thirrja ka qenë vetëm në gjuhën maqedonase, kompania që do e bëjë analizën është e detyruar raportin ta dorëzojë edhe në gjuhën angleze.