Elisa Spiropali uron Pashkët nëpërmjet fotos me dy fëmijët e saj

Elisa Spiropali uron Pashkët nëpërmjet fotos me dy fëmijët e saj

Elisa Spiropali ka uruar ditën e sotme Pashkët. Si gjithë të tjerët, edhe ministrja këto ditë është e izoluar në shtëpi. Ndaj dhe urimin e ka bërë me dy fëmijët e saj. Teksa vogëlushin e mban në krah, në foto shfaqet edhe Nalta, vajza e madhe e Elisës.





“Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk thyhet edhe nga drita më e zbehtë, nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar!”, ka shkruar ajo në Facebook.

TAGS