Elita Rudi publikon imazhet e para të djalit të saj të parë

Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli kanë pasur shumë arsye për të qenë të lumtur gjatë mbrëmjes së kaluar.

Dyshja e shoubizit shqiptar kanë bërë të ditur se janë bërë prindër për herë të parë.

Tashmë moderatorja shqiptare ka treguar edhe emrin e djalit, të cilin e kanë pagëzuar Zëri.

Elita dhe Zëri (Foto Instagram)

Bukuroshja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të bashkëshortit dhe vogëlushit.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”, ka shkruar zeshkania në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:

Ndërkohë, dyshja gjatë vitit të kaluar kishte kurorëzuar lidhjen e tyre me një ceremoni familjare në një ambient fantastik.

Ndryshe, Gjiko është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

TAGS