Eliza Dushku thyen heshtjen, flet rreth ngacmimit seksual që i solli miliona dollarë si dëmshpërblim

Eliza Dushku ka treguar anën e saj të historisë, më pak se një javë pasi u zbulua se aktorja mori një dëmshpërblim nga CBS për ngacmime seksuale.

Javën e kaluar, New York Times njoftoi se aktorja shqiptare kishte marrë 9.5 milionë dollarë pasi hoqi akuzuat ndaj Michael Weatherly.

Dushku thotë se nuk bëhet fjalë për një rast “thashethemi” apo mungese humori nga ana e saj.

Ngacmimet ishin regjistruar nga kamerat e CBS gjersa tregon shumëçka për Boston Globe, të titulluar “U punësova, nuk doja të ngacmohesha seksualisht, më pushuan nga puna. “

Dushku citon se si ai i thoshte: “Do të të marr te furgoni i përdhunimit, që e kam mbushur me lubrifikantë e objekte falike”. Thoshte që “Donte të bënte një treshe me të”, dhe pak minuta më vonë një anëtar i stafit iu ul pranë dhe i kishte thënë që ishte me Weatherly-n, e që vinte për treshen.

Ajo ka kujtuar kohën kur është rritur me tre vëllezër dhe ka punuar me aktorë e producentë të ndryshëm, dhe asnjëherë s’ka pasur deficite humori. Por personi në fjalë i kishte tepruar të gjitha.

Lexo po ashtu:

Bukuroshja në fund tha se ende po përpiqet të kuptoj se si mund të ndodhë kjo, veçanërisht në këtë kohë.

Ndryshe, 37-vjeçarja ësht ë larguar nga xhirimet e serialit “Bull” të televizionit CBS. /Telegrafi/

TAGS