Eliza Hoxha e irrituar nga profilet false që hapen në emër të saj
23:33 | 22 Tetor 2019
Foto: Instagram
23:33 | 22 Tetor 2019
Eliza Hoxha shqetësimin e saj e ka ndarë me ndjekësit.
Këngëtarja dhe arkitektja, Eliza Hoxha, nëpërmjet një postimi të fundit ka treguar se po përballet me një problem i cili po e shqetëson jashtëzakonisht shumë, shkruan lajmi.net.
Ajo është irrituar nga fakti se si njerëzit kanë hapur profile false në emër të saj.
Shqetësimin Eliza e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagramin të cilin e posedon ajo.
“Profil fallco… Nuk më hyn në kokë qysh munden njerëzit me hargju kohë duke pretendu me qenë dikush tjetër. Sëmundje serioze kjo gjë”, ka shkruar ajo pranë postimit./Lajmi.net/