Eliza Hoxha shpreson se zëri i Vasfijes të shndërrohet në kor në kërkim të drejtësisë

Eliza Hoxha shpreson se zëri i Vasfijes të shndërrohet në kor në kërkim të drejtësisë

Eliza Hoxha shpreson se zëri i Vasfijes të shndërrohet në kor në kërkim të drejtësisë

Eliza Hoxha e ka falënderuar Vasfije Krasniqin për guximin.

Vasfije Krasniqi – Goodman dje ka folur edhe njëherë për rastin e dhunimit të saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, kësaj radhe para kongresit amerikan, shkruan lajmi.net.

Me rastin e saj janë prekur të gjithë, edhe këngëtarja Eliza Hoxha e cila e ka falënderuar publikisht për guximin.

“Vasfije, jeta jonë fillon të mbarojë në ditën kur heshtim për gjërat që kanë rëndësi. Vasfije për guximin me u ballafaqu me te kaluara dhe me kerku drejtesi per krimet e kryera nga Serbia gjate luftes ndaj teje dhe te tjereve .. .shpresoj se ky ze i yti ka me u shendrru ne kor ne kerkim te drejtesise. 🌷🌿”, ka shkruar Eliza pranë postimit të një fotografie në Instagram në të cilën shihet me Vasfijen./Lajmi.net/

TAGS