Elseid Hysaj afër kalimit të gjiganti i Premierligës

Elseid Hysaj afër kalimit të gjiganti i Premierligës

18:57 |

Tottenham ka shprehur interesim për nënshkrimin e Elseid Hysajt nga Napoli, por klubi i Serie A po kërkon 26 milionë euro nga ekipi i Premierligës.

Hysaj ka qenë në kërkim për t’u larguar nga Napoli për gjashtë muajt e fundit pasi ai nuk ka kaluar kohë të mirë gjatë epokës së Carlo Ancelottit.

Shqiptari ka luajtur rregullisht në ndeshjet e para-sezonit, por ai aktualisht renditet si opsioni i zgjedhjes së tretë në krahun e djathtë te ekipi italian, përcjell lajmi.net.

Napoli është përpjekur të largojë Hysajn në dy merkato të njëpasnjëshme dhe mendohet se ka interes për të nga klubet e tjera italiane, ku mbetet opsioni i fundit, pasi merkatoja e Serie A mbyllet më 2 shtator.

Sidoqoftë, dritarja e transferimeve për skuadrat e Premierligës  mbyllet në orën 18:00 të enjten dhe Spurs mund të përpiqen të negociojnë një marrëveshje për Hysajn deri në rreth 20 milionë euro.

Megjithëse presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është mjaft i vështirë për të negociuar, Hysaj ka më pak se dy vjet në kontratën e tij dhe kjo mund të lehtësojë procesin. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

19:00 |

TAGS