Elseid Hysaj në La Liga, pranë zyrtarizimit te kjo skuadër

Elseid Hysaj në La Liga, pranë zyrtarizimit te kjo skuadër
16:21 | 29 Gusht 2019

Pas dëmtimit të Cristiano Piccini, i cili ka pësuar një frakturë në gjurin e djathtë këtë mëngjes, Valencia është rikthyer në merkato në kërkim të një mbrojtësi krahu të djathtë.

I zgjedhuri është Elseid Hysaj, pasi sot direktiva e klubit ishte në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e tij dhe filloi të negociojë me Napolin për një transferim me mundësi blerjeje të detyrueshme.

Shqiptari e kishte përcaktuar se dëshironte largimin në fillim të verës, por negociatat me Atleticon dhe Romën nuk u realizuan për shkak të pretendimeve të De Laurentiis, i cili kërkoi më shumë se 20 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Në pozicionin e tij, megjithatë, skuadra e Ancelottit tashmë ka Malcuit dhe Di Lorenzo, kështu që shitja e ish-lojtarit të Empolit do të ishte opsioni më i mirë.

Dje, agjenti i lojtarit Mario Giuffredi konfirmoi negociatat me këtë deklaratë në Sky: “Ne kemi kontakte të vazhdueshme me Valencian, do të shohim nëse nesër mund të shpejtohemi, problemi është se kemi pak kohë, do të na duheshin më shumë. Optimizmi? Kanë mbetur pak ditë, nëse do të përmbushen kushtet ne do të bëjmë operacionin”. /Lajmi.net/ 

TAGS