Elshani: Dëshirojmë kualifikimin në garat evropiane, premio e premtuar nga kryetarja na motivon

Elshani: Dëshirojmë kualifikimin në garat evropiane, premio e premtuar nga kryetarja na motivon
Tash esht Koha

Mesfushori i Drenicës, Qemail Elshani mendon se takimi me Prishtinën është ndër duelet më të vështira – por gjithashtu edhe dueli më i rëndësishëm i skuadrës.

Prishtina dhe Drenica takohen nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës.

“Ndeshja ndaj Prishtinës do të jetë më e vështira dhe më e rëndësishmja njëkohësisht. Tentojmë të kalojmë në finale, sepse ka vite që Drenica është duke e kërkuar atë”, tha fillimisht Elshani.

Më tutje, Elshani foli edhe për premion të cilën Mihane Kodra e ka premtuar për lojtarët në rast të kalimit në garat evropiane.

“Motivi jonë më i madh është se dëshirojmë Evropën, mirëpo premio e premtuar nga kryetarja është një motiv shtesë ekstra, që sado pak rrit vullnetin dhe dëshirën për ta sjellur kupën në Skenderaj”, përfundoi Elshani.

Kryetarja e Drenicës, Mihane Kodra-Bekteshi ka potencuar për ‘KTV’ që do të dhurojë 100 mijë euro premio për klubin në rast se kualifikohen në garat evropiane.

MEDIAL.mk

Tash esht Koha