Elton Ilirjani tregon ngjarjen në 1991 në Tepelenë: I nisa një letër dashurie një mashkulli

Elton Ilirjani tregon ngjarjen në 1991 në Tepelenë: I nisa një letër dashurie një mashkulli

Biznesmeni i njohur tepelenas Elton Ilirjani, i cili është shfaqur hapur për orientimin e tij seksual, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.





Ai ka treguar se në vitin 1991 i ka nisur letër një mashkulli ndërmjet një shoku, teksa ndodheshin në bilardo.Ai ka treguar se është shfaqur gjithmonë hapur dhe se miqtë e tij nuk kanë reaguar keq. Po ashtu ai ka rrëfyer se ofendimet më të shumta i ka marrë nga LGBT.

“Në vitin 1991 në Tepelenë i kam nisur një letër dashurie një mashkulli dhe ia kam nisur me një shokun tim në bilardo ku ishin të gjithë meshkujt. Nuk kam qenë asnjëherë i fshehtë. Shqiptarët po i ngacmove tek bërthama e tyre nuk të bien në qafë. Nuk reaguan keq. Nuk është diskriminim kur habiten njerëzit. Nuk më ka ofenduar asnjë.

Ofendimet më të shumta i kam marrë nga LGBT vetë që kanë imazhe të fshehta. Nuk duhet bërë dramatike. Shqipëria është vend më mëndjehapur se Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova. Shqipëria nuk e ka të shtuar dhunën ndaj LGBT më shumë sesa e ka ndaj grave. Por vriten gra çdo ditë në Shqipëria. Shqipëria po bën progres me emancipimin,”- u shpreh ai

TAGS