Elvana Gjata anulon koncertet dhe izolohet në shtëpi: Laj duart çdo 5 minuta

Elvana Gjata anulon koncertet dhe izolohet në shtëpi: Laj duart çdo 5 minuta

Edhe Elvana Gjata ka zgjedhur të vetizolohet. Këngëtarja ka bërë me dije se po qëndron në shtëpi dhe lan duart çdo 5 minuta.





“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po. Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi.

Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë. Tregoni fokus, nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në shtëpi,”- tha ajo.

TAGS