Elvana Gjata thyen rekord me këngë e re ‘Me tana’

Elvana Gjata thyen rekord me këngë e re ‘Me tana’
14:28 | 12 Dhjetor 2019

Elvana Gjata ka filluar me suksese menjëherë pas publikimit të këngës.

Elvana Gjata në fillim të javës kishte publikuar këngën ‘Me tana’ me të cilën ajo do konkurrojë në ‘Festivalin e këngës’ prej nga synon të përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovizion’, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas publikimit të këngës, u pa qartë pëlqimi që publiku kishte për këtë projekt.

Tani shohim se Elvana ka thyer rekord me këngën e saj, shifra prej një milionë klikimeve në Youtube është numri më i madh që një artist ka arritur të arkëtoj në këtë festival. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS