Emad Mehmeti: LSDM-në po e zë haku i votave shqiptare!

Emad Mehmeti: LSDM-në po e zë haku i votave shqiptare!

Gazetari Emad Mehmeti përmes një statusi në FB ka komentuar situatën e përgjithshme politike në Maqedoninë e Veriut.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Mehmetit:

“LSDM-në po e zë haku i votave shqiptare! Shqiptarët e votuan LSDM-në:

1.) Për të rrëzuar një regjim ku pjesë përbërëse ishin VMRO – BDI
2.) Për të sjellë drejtësi të barabartë për të gjithë në shtet
3.) Që të bëhet dekriminalizimi i tërësishëm i politikës dhe të dënohen ashpër me forcën e ligjit të gjitha llojet e krimeve
4.) Që të rritet ekonomia me këtë edhe standardi jetësor
5.) Të lirohen të burgosurit e pafajshëm në raste të montuara

Por çka ndodhi! Qeveria e Zoran Zaevit:

1.) Ju “fali” komunat disa kuadrove të kalbura dhe të kriminalizuar të BDI-së, po ashtu edhe poste të rëndësishme qeveritare
2.) Mbajti dhe mbrojti kuadro të BDI-së që e di e gjithë bota se sa kanë vjedhur
3.) Vepron me logjikën e mbrapshtë si Gruevski një kohë se “vetëm shqiptarët e korruptuar, janë shqiptarë të duhur dhe të përdorshëm për pushtetet”
4.) Ekonomia vazhdon të rrotullohet nëpër çanta “Louis Vuitton”, e jo në duart e popullit
5.) 🧹”Fshesën” e paralajmëruar në mënyrë bombastike nga Zoran Zaevi për reforma radikale e kapi bryma e sabahit…

Prandaj të gjithë politikanët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, se kush i pandeh shqiptarët sikur “turma votuesish” pa kokë e mend – koha e tyre perëndon shumë shpejtë!”